Organizatat “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” dhe “Përpjekja” kanë paralajmëruar protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Tubimi do të mbahet sot në ora 13:00, me pikë grumbullimi pranë objektit të KEDS-it dhe marshim drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Organizatorët akuzojnë KEDS-in dhe ZRrE-në për rritje të vazhdueshme të tarifave në kurriz të qytetarëve, duke përmendur rritjen prej 16.1% vitin e kaluar dhe paralajmërimet për një tjetër shtrenjtim rreth 20%.
Ata kërkojnë refuzimin e çdo rritjeje të re të çmimit të rrymës dhe nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike.














































