Prokuroria në Prizren hedh poshtë kallëzimin penal ndaj drejtorit Adem Morina për ndarjen e subvencioneve

0
330

Përmes një akvendimi Prokuroria Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kallëzimin penal kundër drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë komunë, Adem Morina.

Ndaj Morinës ishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, duke pretenduar se ishte i përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”. Kallëzimi penal ishte parashtruar nga Bujar Thaqi, trajner i futbollit.

Siç thuhet në aktvendimin e prokurorisë, ndaj Morinës nuk është vertëtuar dyshimi se ishte i përfshirë në kryerjen e veprave penale të lartëcekura, të përfshira në kallëzimin penal.

04 Online sjell një kopje të aktvendimit për hedhjen e kallëzimit penal./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here