Prokuroria kërkon paraburgim për oficerin doganor të arrestuar në Vërmicë

0
84

Një oficer doganor dhe një transportues mallrash janë arrestuar të enjten në Vërmicë gjatë një aksioni kundër kontrabandës.

Prokuroria Themelore në Prizren sot ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin I.K., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“… i njëjti me qëllim nuk e hap bagazhin e veturës dhe nuk bënë kontrollimin, në atë mënyrë që automjeti- furgoni i markës ‘Mercedes Sprinter 316 CDI’, të cilën e drejtonte A.K., hynë në pikën kufitare dhe e parkon automjetin në kabinën nr.6, dhe fillon të komunikojë me të pandehurin, të cilit ia jep një letër dhe pastaj kthehet për të marr dokumentet dhe futet deri tek dera e kabinës ku ishte duke punuar i pandehuri I.K., dhe pas bisedës së shkurtër, të cilët duke qenë në dijeni se brenda kabinave ka video incizim me audio, të dy dalin jashtë dhe bisedojnë edhe disa sekonda, pastaj drejtuesi i furgonit A.K., largohet me furgon duke mos u kontrolluar fare, ndërsa i pandehuri I.K., në të dhënat ‘SEED’, regjistron se furgoni i lartpërmendur është i zbrazët, ku pastaj furgoni lëviz në rrugën e vjetër afër pikë kalimit kufitar në Vërmicë – Prizren, saktësisht afër një Restauranti duke lëvizur në drejtim te Prizrenit ndalet nga njësia për antikontrabandë të cilët kanë sinjalizuar automjetin në fjalë  duke përdorur dritat rotative dhe borinë, dhe pas kontrollimit të automjetit rezulton të jetë i ngarkuar me mall komercial patika te ndryshme sportive në vlerë prej 11,457.60 €, duke ju shmangur detyrimeve doganore në vlerë prej 3,414.36 €, me të cilat veprime i pandehuri në vlerën e cekur prej 3,414.36 €, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here