Prokuroria Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj Besnik Krasniqit, kryetar i AAK-së në Prizren, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Aksionarëve në “Eko Regjion” në Prizren dhe dy personave tjerë Qemail Krasniqi dhe Adrit Krasniqi, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kallëzimi penal i datës 18.04.2023 i parashtruar nga Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Hetimeve për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, është hedhur poshtë nga Prokuroria nën arsyetimin se nga provat e bashkangjitura kallëzimit penal dhe provave të mbledhura, nuk rezulton dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën penale në fjalë.
Lajmin për hudhjen poshtë të kallëzimit penal e ka bërë të ditur vet Besnik Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Përkundër padrejtësive nga të padrejtët ne i besojmë drejtësisë. Vazhdojmë para për punë të mira.” – shkruan Krasniqi.
