Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person të dyshuar (i mitur) pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të veprës penale “Kanosja”, ndërsa një (1) person, është ndaluar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person (i mitur), për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) të dyshuar, në dy raste të ndryshme, për shkak të veprave penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.