Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa i dyshuari i dytë dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një(1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Ngacmimi”.