Prokuroria e Prizrenit ngrit 6 aktakuza kundër 8 personave

0
278

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikoptrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të dyshuar, në dy raste të ndryshme, për shkak të veprave penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here