Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza ndaj 5 personave

0
430

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) të dyshuara (të mitura), për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme. Njëri nga të dyshuarit, ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari i dytë, ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here