Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzet e gjashtë (46) personave vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit secili veç e veç ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzet e gjashtë (46) personave për veprat penale si në vijim:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Prodhimi i ndaluar”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1)aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.