Prokuroria e Prizrenit ngrit 28 aktakuza kundër 28 personave

0
337

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, nga ky departament janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar për shkak të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë”sipas KPRK-së.Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për veprat penale si në vijim:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale“Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here