Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë njëzet e katër (24) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste të ndryshme.Personi i parë është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Ndërsa, personi i dytë është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale “Kanosja”sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e katër (24) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për veprat penale si në vijim:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.