Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe Po ashtu, janë sekuestruar: Tre (3) automjete të markave BMW, Ford dhe OpelZafira, gjashtë (6) celularë, para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denarmaqedon, një (1) DVR dhe një (1) llaptop.Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e nëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautroizuar e narkotikëve, substanavepsikotrope dhe analoge”të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Sekuestrimet:
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti për Hetimin e Trafikimit me narkotikë në Prizren, kanë realizuar një aksion për bastisje në një lokacion me dyshimin për trafikim me narkotikë.
Nga ky aksion janë gjetur rreth 32 kg narkotikë e llojit marihuanë, dymijë e pesëdhjetë e nëntë (2059) bimë të mbjella në saksi, të cilat janë konfiskuar, si dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura dhe të gatshme për shitje.
Po ashtu, janë sekuestruar:
- Tre (3) automjete të markave BMW, Ford dhe OpelZafira;
- Gjashtë (6) celularë;
- Para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denarmaqedon;
- Një (1) DVR; dhe
- Një (1) llaptop.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e nëntë (29) personave për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”.