Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, nga ky departament është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për shkak të veprës penale“Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Zjarrvënia”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.