Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren,ka ndaluar(2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren,ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) personi,nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” nga neni 318 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 371 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 i KPRK-së.