Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 14 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale

0
288

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjashtëdhjetë  (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe në gjykata kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here