Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “ Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) të dyshuar, në dy raste të ndryshme, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.