Prokuroria e Prizrenit ngrit 10 aktakuza kundër 11 personave

0
286

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, nën dyshimin e bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari tjetër ka kryer veprën penale “Ngacmimi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here