Prokuroria e Prizrenit në veprim: Ngrit 14 aktakuza për vepra të ndryshme penale në 24 orët e fundit

0
88

Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë masa të menjëhershme gjatë 24 orëve të fundit, duke kërkuar paraburgim për një person dhe duke ngritur aktakuza ndaj katërmbëdhjetë të tjerëve për vepra të ndryshme penale, shkruan 04 Online.

Ky veprim tregon angazhimin e institucioneve për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër krimit në rajon.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here