Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe ngrit 9 aktakuza kundër 19 të tjerëve

0
208

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 54 aktakuza, kundër 78 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 12 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 7 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 7 personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Po ashtu, nga ky departament me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer  veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here