Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 persona si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale

0
317

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’ nga neni 401 i KPRK-së, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here