Prokuroria e Prizrenit me aksione intensive: Arrestime, paraburgime dhe aktakuza brenda 24 orëve

0
279

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit, shkruan 04 Online.

Po ashtu, janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre personave.

Ndërkohë, kjo prokurori ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjithsej gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here