Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, janë duke realizuar një aksion në disa qytete të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuara edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prizrenit.
“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona”, tha Kryeziu për Gazetën Sinjali.
Ende nuk dihen detaje të tjera mbi aksionin, por Gazeta Sinjali do të ju mbaj të informuar me rastin.












































