Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 6 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale

0
261
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren,gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, edhe nga Departamenti i Përgjithshëm është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here