Prokuroria e Prizrenit, kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për transportin e 91 kilogramëve marihuanë

0
234
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj një personi i cili dyshohet se kishte transportuar 91 kilogramë marihuanë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 09.02.2022 rreth orës 21:00 minuta në fshatin Konushefc, Komuna e Podujevës, të pandehurit M.Q., dhe F.M., në cilësi të bashkëkryerësve, së bashku me dy persona të tjerë për momentin të panjohur, pa autorizim kanë shpërndarë dhe transportuar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri M.Q., ka komunikuar me telefon me të pandehurin F.M., në automjetin e tij Audi A8, me targa të Gjermanisë, ka ngarkuar substancën narkotike të llojit “Marihuanë” në sasi të madhe me peshë prej 91 kilogram e 548 gram, dhe është nisur në drejtim të fshatit Konushefc të Komunës së Podujevës, dhe me të ardhur në atë fshat ka hyrë në shtëpinë e të pandehurit F.M., ku i ka nxjerrë çantat në të cilat e kishte vendosur sasinë e marihuanës për ta vendosur në autobusin e linjës së rregullt Kosovë-Austri pronë e të pandehurit F.M., pastaj sërish këto çanta me “Marihuanë” i vendos në automjetin e tij dhe niset në drejtim të Podujevës, kështu i pandehuri F.M., me automjetin e tij të tipit Golf IV me targa të Austrisë, ia siguron rrugën, i pandehuri M.Q., në momentin kur i vëren zyrtarët policor fillimisht përdor forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë, me rastin e kthimit mbrapa me automjet e godet zyrtarin policor dhe përdor armë zjarri duke shtënë në drejtim të zyrtarëve policor”.

“Me këto veprime, në cilësinë e bashkëkryerësve, të dyshuarit kishin për ta kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë për media.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se lidhur me këtë rast me datë 10.02.2022 ka marrë aktivendim për zgjerim të hetimeve për të dyshuarin M.Q., në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here