Prokuroria Themelore në Prizrenit ka njoftuar se brenda një jave ka ndaluar 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren bën të ditur se brenda një jave ka ngritur 57 aktakuza kundër 72 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale siç janë: Ngacmimi, kanosja, dhuna në familje, posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge, rrezikimi i trafikut publik, dëmtimi i varreve apo kufomave, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, mashtrimi, mundësimi ose detyrimi në prostitucion, trafikimi me njerëz, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve e vepra të tjera.
Poashtu, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se brenda një jave ka kërkuar paraburgim për 8 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale./SO
Data | Nr. i aktakuzave të ngritura kundër personave të dyshuar | Ndalimet e personave të dyshuar | Paraburgimet për personat e dyshuar |
09 dhjetor | 9-12 | 2 | 1-1 |
10 dhjetor | 10-15 | 3 | 3-3 |
11 dhjetor | / | 2 | 3-3 |
12 dhjetor | / | 2 | / |
13 dhjetor | / | / | / |
14 dhjetor | 14-16 | 4 | / |
15 dhjetor | 13-19 | 1 | / |
16 dhjetor | 10-10 | / | 1-1 |
Totali: | 57-72 | 12 | 8 |