Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në pesë raste të ndara. Katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Vjedhje e rëndë”, tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Sulmi në bashkëkryerje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi në vazhdimësi”, dhe “Sulm seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor.