Projektohet zgjatja e huazimit, Haaland shtyn debutimin e talentit argjentinas te City

0
296

Merkato e Manchester City është fokusuar tek Erling Haaland. Sulmuesi i Dortmund cilësohet si përforcimi perfekt në sulm dhe kampionët e Anglisë kanë përgatitur një ofertë që vështirë të refuzohet nga 21-vjeçari norvegjez.

Haaland e pret një pagë prej 75 milionë eurosh në sezon nëse pranon ta transferohet në “Etihad”. Arritja e akordit me bomberin viking pritet të shtyjë zbarkimin e Julian Alvarez tek ekipi i Pep Guardiolës.

City shpenzoi 17 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit argjentinas në merkaton e janarit, teksa drejtuesit vendosën ta linin në huazim sulmuesin deri në fund të sezonit te River Plate.

Firma me Haaland, i cili kërkohet edhe nga Real Madrid e Barcelona, do të sjellë zgjatjen e huazimit të Alvarez (7 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e Argjentinës) te “Los Millonarios” edhe për një tjetër sezon./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here