Projektligji i Senatit siguron mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Kosovën

0
318

Projektligji i përvitshëm i Senatit Amerikan për mbrojtje do ta shtojë Kosovën në listën e shteteve të Evropës Lindore që kualifikohen për stërvitje ushtarake të SHBA-së, shkruan “defensenews”.

Akti fiskal i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2024, për të cilin Senati planifikon ta fillojë debatin këtë javë, e lejon Kosovën të angazhohet në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja për të rritur ndërveprimin me forcat e NATO-s. Një gjë e tillë ia mundëson Kosovës të rimbursohet për trajnime nëpërmjet stërvitjeve ushtarake me anëtarët e NATO-s dhe Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Komiteti lavdëron përpjekjet e Departamentit të Mbrojtjes për ta përkrahur Republikën e Kosovës teksa punon në zhvillim dhe përmirësim të forcave të saj të sigurisë kombëtare, veçanërisht përpjekjet për të rritur profesionalizmin, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përforcimin e aftësisë së Kosovës për t’iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme dhe hibride”, thuhet në një raport të komisionit, që shoqëron projektligjin.

Raporti po ashtu vë në pah se Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit “mbështet zgjerimin e bashkëpunimit të sigurisë kibernetike” me forcat e armatosura të Kosovës, duke udhëzuar Sekretarin e Mbrojtjes ta informojë Kongresin mbi përpjekjet për ta bërë këtë deri në fund të vitit.

Përpjekjet për t’i thelluar lidhjet ushtarake SHBA-Kosovë vijnë në kohën kur Administrata Biden dhe ligjvënësit amerikanë kërkojnë zbutjen e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Komiteti për Punë të Jashtme ka mbajtur një seancë të martën, ku u shprehën dallimet për presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të majit, kur shpërthyen tensionet në veri të Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtuan Kosovën nga stërvitjet “Defender Europe 2023”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here