Profesori amerikan Alon Ben-Meir i ka kushtuar një shkrim të gjatë dhe të detajuar ngarjeve të fundit prej takimit të fundit trilateral në Bruksel më 14 shtator mes kryeministrit Albin Kurti, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
E nis me një habi që assesi s’ka se t’ia çet lapsin:
“Është diçka e pa mendueshme se si një politikan që vetes ia mban për të mençur dhe i cili është i përkushtuar për interesat kombëtare të vendit të tij, të tjetërsojë (alienojë) miqtë e tij më të mirë, mbështetësit më të mirë, mbrojtësit më të mirë, pa të cilët Kosova nuk mund të mbijetojë si një vend i pavarur dhe i sigurt”, ka shkruar Ben-Meir.
Profesori amerikan, qysh në rend të parë i sugjeron Kurtit që të merr, këshillueshëm, “ca kohë për të reflektuar mbi atë se pse dhe nën çfarë rrethanash BE paramendueshëm do të mund të minonte ineresat kombëtare të Kosovës sa për të zbutur Serbinë”.
Krejt tezën e Kurtit se Perëndimi po mirëmban Serbinë të kënaqur në dëm të Kosovës, profesori amerikan e sheh të gabuar dhe për më tepër edhe “kundërproduktive”.
Për fajësimet që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, adresoi ndaj Kurtit për refuzimet e këtij të fundit për të pranuar plan-propozimin e BE-së, Ben-Meir thotë se “nuk ishin të pabaza”.
“Barra e detyrës bie mbi supet e Kurtit”, shprehet profesori teksa rikujton obligimin ndërkombëtar të Kosovës për formimin e Asociacionin të Komunave të banuara me shumicë serbe.
“Së dyti, nëse qëllimi i Kurtit është të integrojë Kosovën në komunitetin evropian, ai duhet të përmirësojë lidhjet e tij me BE-në, gjë që mund të hapë derën më gjerë për pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën—Qipron, Spanjën, Rumaninë, Greqinë, dhe Sllovakia—për ta bërë këtë, gjë që është një domosdoshmëri përpara se Kosova të anëtarësohet në bllok. Ai duhet të tregojë se është i gatshëm të punojë me BE-në për të zgjidhur çdo çështje konfliktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të mos i hedhë poshtë lehtësisht këshillat e ofruara nga Borrell”, ka shkruar ai.
Profesori amerikan thotë se Kurti, përmes zgjidhjes së çështjes së Asociacionit dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja në katër komunat të banuara me shumicë serbe, do ta bënte BE-në që barrën e presionit t’ia rëndojë Vuçiqit.
Për atë se BE po provon të sjellë Serbinë në orbitën e saj dhe se kjo gjë mund të jetë në detriment të Kosovës, profesori amerikan e quan “budallëk”.
“Përkundrazi, sa më shumë që Serbia t’i afrohet BE-së, aq më mirë është për Kosovën, pasi kjo do të çonte pa ndryshim në një atmosferë më të favorshme që do të përshpejtonte procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjen e së parës nga kjo e fundit”.
Për Kurtin, thot profesori, “ka ardhur koha që të kthehet me këmbë në tokë”.
Por, edhe “të ndalojë së marri qëndrime që janë krejtësisht jokonsitente me atë se çfarë dikton realiteti”.
“Nocioni se BE-ja po vepron kundër interesit të Kosovës është krejtësisht i gabuar. Të thotë Kurti në një konferencë për media në Prishtinë se ‘Ka pasur një pozicionim të qartë të ndërmjetësuesit [Miroslav Lajçak] kundër Kosovës… Ata kanë bërë një rrugë të gjatë në sulmin e së ardhmes së Kosovës’, është vërtet absurde. Ai duhet të njohë gabimet e tij dhe të vendosë për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta çuar Kosovën drejt bërjes pjesë integrale të BE-së”, ka shkruar Alon Ben-Meir.
“Qasja aktuale e Kurtit nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dëmtuar ndjeshëm marrëdhëniet e tij me BE-në deri në një pikë ku kjo e fundit u detyrua të vendosë sanksione ndaj Kosovës, gjë që tregon se sa thellë janë fundosur lidhjet e tyre dypalëshe. Nëse Kurti vazhdon të udhëtojë në këtë rrugë qorre, BE-ja nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të presë derisa të formohet qeveria e ardhshme në Kosovë dhe ta lërë Kurtin pa asgjë për të treguar”.
“Në të vërtetë, në vend që të avanconte procesin e integrimit në BE, për të cilin dëshirojnë të gjithë kosovarët, ai e distancoi edhe më tej Kosovën nga BE-ja në zhgënjim dhe zhgënjim të plotë të popullit të tij. Kjo mund të jetë edhe trashëgimia që ai do të lërë pas”, ka përfunduar në shkrimin e ti profesori aeirkan Alon Ben-Meir.