Studimet shkencore së fundmi kanë vërtetuar se zorrët ndikojnë në shëndetin tuaj mendor, kjo vjen nga ndërlidhja nëpërmjet boshtit zorrë-tru.
Dietologu Curro Clavero, këshillon se duhet të shmangim konsumimin e alkoleve dhe ushqimeve shumë të përpunuara, sipas tij në dietën tonë duhet të shtohen frutat, perimet dhe drithërat.
Ai shpjegon se aktiviteti fizik ka një rol pozitiv, pasi ruan ekuilibrin mikroflorik në zorrë dhe promovon diversitetin bakerial.
“Një dietë e pasur me fruta, perime, bishtajore dhe drithëra promovon një mikroflorë të larmishme dhe të shëndetshme, ndërsa konsumimi i tepërt i ushqimeve shumë të përpunuara dhe alkoolit mund ta dëmtojë atë, duke favorizuar rritjen e baktereve të dëmshme dhe duke reduktuar diversitetin e saj. Kësaj i shtohen aspektet e stilit të jetesës si shmangia e higjienës së tepërt, aktiviteti i rregullt fizik dhe pushimi adekuat janë elementë që ndihmojnë në ruajtjen e një mikroflore të ekuilibruar, duke promovuar diversitetin bakterial.” tha ai.