Përgjatë pesë muajve të fundit, lagjet Tusuz dhe Hoçë në qytetin e Prizrenit janë përballur me reduktime të gjata të furnizimit me ujë.
Reduktimet fillojnë çdo ditë nga ora 20:00 deri në orën 10:00 të mëngjesit dhe gjatë muajit të Ramazanit janë shtuar edhe një orë tjetër, duke nisur nga ora 19:00.
Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët, të cilët ankohen për mungesën e ujit dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme.
Kështu bëri të ditur, gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova: