Nga janari deri në qershor të këtij viti, 776 çifte në Kosovë i kanë dhënë fund martesës së tyre, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Vetëm në muajin qershor janë regjistruar 135 raste të shkurorëzimeve, që paraqet një rritje prej 19 për qind krahasuar me muajin maj.
Sipas raportit të ASK-së, Prizreni renditet i dyti në nivel vendi për numrin e çifteve që kanë përfunduar martesën në muajin qershor, me 14 raste të regjistruara. Në krye të listës mbetet Peja me 17 raste, ndërsa pas Prizrenit vjen Ferizaji me 13 raste.
Këto shifra pasqyrojnë një trend në rritje të shkurorëzimeve në vend, ku krahas numrit të përgjithshëm, edhe komunat kryesore si Prizreni po regjistrojnë një prirje të lartë në këtë drejtim.