Prizreni nuk zhvillohet me “ngo” por me industri

0
101

Bizneset prizrenase, fillimisht e mirëpritën me entuziazëm hapjen e Parkut ITP, sot shprehin zhgënjimin e tyre të thellë. Pritjet për mbështetje reale, zhvillim ekonomik dhe krijim mundësish të reja nuk janë përmbushur!

Parku ITP Prizren nuk mund të zhvillohet vetëm përmes aktiviteteve të disa organizatave joqeveritare. Qëllimi i vërtetë i parkut duhet të jetë orientimi dhe mbështetja e bizneseve, pasi vetëm në këtë mënyrë do të krijohen mundësi reale për punësimin e qindra e mijëra punëtorëve. Ky park ka potencial të shndërrohet në një qendër të rëndësishme ekonomike jo vetëm për Prizrenin, por edhe për mbarë rajonin dhe Kosovën!

Koncepti i kësaj zone ITP në Prizren me një hapësirë 40 hektarëshe “është si një hotel me 5 ✨️ për biznese. Nga viti 2018 asnjë investitor serioz nuk është i vendosur, edhe pse janë kërkesa të shumta të bizneseve, që janë të gatshëm të hapin fabrika, punëtori prodhuese ku do të punësoheshin qindra e qindra punëtorë.

Nuk mund të zhvillohet qyteti i Prizrenit me projekte të disa OJQ-ve që janë përfitues projekteve… disa individë, apo të punësuar për 2-3 muaj disa të rinj/reja derisa zgjat projekti.
Koncepti i zonave parasheh përfshirjen e sektorëve me potencial të madh për zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Këto hapësira duhet t’u jepen bizneseve sa më shpejt të investojnë dhe të krijojnë vende të reja të punës.
Prioritet të jetë qyteti i Prizrenit të shndërrohet në qytet me industri të zhvilluar ashtu si e meriton.
Të shpresojmë që bizneset prizrenase do t’i gëzojnë këto hapësira. Me këtë trend të largimit të rinjve do të kemi edhe mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, si pasojë e mos dhënies së bizneseve hapësira për të investuar.

Shkruan: Afrim Tejeci

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here