Prizreni në hall me para të falsifikuara, një person raporton në polici se janë deponuar rreth 650 euro të tilla

0
1945

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.

Mirëpo në shumë raste, disa persona me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.

Një rast i parave të falsifikuara është raportuar dje në Stacionin Policor në Prizren, raporton SO.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje gjatë ditës së mërkurë një person ka rapotuar se nga data 14 dhjetor 2022 deri më datë 3 prill, 2023 janë deponuar disa kartëmonedha, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Vlera e monedhave arrinë rreth 653.50 euro, 1×50€, 257 x2€, 99×1€ dhe 1×0.50€.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar.

Rr. Besim Shala, Prizren 14.12.2022-03.04.2023 – NN. Më 05.04.2023 ankuesi mashkull kosovar i cili ka raportuar se janë deponuar disa kartëmonedha, që dyshohet të jenë të falsifikuara 1×50€, 257 x2€, 99×1€ dhe 1×0.50€. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here