Prizreni mbështet përpjekjet e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë për dokumentim

0
74

Komuna e Prizrenit do të mbështes përpjekjet e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë për mbledhjen e materialeve dhe dëshmive që ndriçojnë të kaluarën.

Të dyja palët kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për këtë çështje, raporton Telegrafi.

“Nënkryetari Kujtim Gashi, nënshkroi protokollin e bashkëpunimit me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili synon t’i avancoj përpjekjet për mbledhjen e materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Ngjashëm ka njoftuar edhe Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, duke shtuar se zbardhja e të vërtetës është e domosdoshme për brezat e ardhshëm.

“Prizreni, me historinë e tij të pasur, na kujton se mbrojtja e së kaluarës është thelbësore për të garantuar që brezat e ardhshëm të trashëgojnë të vërtetën dhe drejtësinë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ky Institut ka iniciuar bashkëpunimin me komunat e Kosovës, me synimin për të grumbulluar dhe sistematizuar materialet dhe dëshmitë që ndriçojnë krimet e kryera gjatë luftës. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here