Prizreni drejt titullit “Qyteti Evropian i Sportit 2026”

0
87

Në një mbrëmje festive me shumë sportistë prizrenas, u përmbyll të martën mbrëma vizita e anëtarëve të Komitetit të Vlerësimit nga organizata ACES në qytetin e Prizrenit.

‘Atmosferë sportive, energji pozitive dhe krenari për arritjet e sportistëve tanë. Një përfaqësim që forcon kandidaturën e Prizrenit për titullin e madh: “Qyteti Evropian i Sportit 2026”, u tha me këtë rast nga folësit.

Sporti është frymëzim, bashkim dhe identitet ,.. Prizreni e ka dëshmuar këtë!
Në mesin e shumë pjesëmarrësve-sportistë, prezent ishte edhe Mirsad Çollaku, kryetar i LRF-s në Prizren e anëtar i KE.

Futbolli do të jetë një nga aktivitetet kyqe vitin e ardhshëm, në këtë aktivitet të rëndëdishëm dhe këtu LRF e Prizrenit, do të jap kontributin”, ka thënë mes tjerash me këtë rast Çollaku.

Çollaku shoqërohej nga n/kryetari Sami Buqaj, sekretari Bashkim Kajdomçaj, Erxhan Dana e bashkëpuntorë tjerë nga LRF, të dëshmuar ndër vite për kontributin dhënë futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here