Të shtunën rreth orës 15:45, sipas informacioneve të dërguara nga një qytetar tek qafa e kishës në afërsi të Shatërvanit, ka ndodhur vjedhja e një telefoni Samsung Z fold 4.
Sipas të dëmtuarit vjedhja është kryer nga një femër e cila ishte duke kaluar nga rruga “Ismet Jashari” në drejtim të Shatërvanit.
Sipas tij vlera e telefonit është 1800€.
Për këtë është njoftuar dhe policia, derisa në videot e regjistruara nga kamerat që janë dërguar nga qytetari vërehet rasti në fjalë.
I dëmtuari lut të gjithë ata që kanë ndonjë informacion për personin që vështirë mund të vërehet nga pamjet ta njoftojnë policinë./TvPz