Një burrë nga Prizreni e ka kaluar natën e vitit të ri në Stacionin e Policisë, kjo sepse ai ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
Siç njofton Policia deri tek sulmi fizik kishte ardhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes të dyve
Kurse, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.
I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 30.12.2021 – 17:0. Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga babai i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.