Prizrenasi me të kaluar kriminale arrestohet sërish nga Policia, kërkohej me 5 urdhëresa

0
252
Foto: Ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. E një tjetër person i cili kërkohej në bazë të disa urdhëresave, ka rënë së fundmi në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Baki Gashin nga fshati Atmaxhë i Prizrenit, i cili u arrestua ditën e djeshme në pikën kufitare në Vërmicë.

Ai është dorëzuar nga Policia Kufitare te Njësia e Prizrenit dhe më pas me urdhër të Prokurorit te Shtetit në ndalim policor.

Siç mëson Sinjali, ai ka të kaluar kriminale, i cili ka pasur 5 urdhërarreste aktive. Ai dyshohet për vepra si vjedhje, kanosje, shantazh e sulm ndaj personit zyrtar.

Gazeta Sinjali kishte raportuar për personin në fjalë edhe më herët. Ai dy vite më parë ishte kapur nga Policia pasi kërkohej në bazë të 14 urdhërarresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore.

Veprat penale që dyshohet se i ka kryer në periudha të ndryshme kanë të bëjnë kryesisht me vjedhje të rënda. /Gazeta Sinjali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here