Në rrugën “Brigada 123” në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin për kanosje ndaj personit zyrtar.
I dyshuari kishte kanosur zyrtarin policor, pasi ky i fundit i kishte shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, shkruan 04 Online.
“Rr. Brigada 123, Prizren 03.01.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka kanosur zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online