Prizrenasi futet në sherr, kapet me zyrtarët policorë për shkak të parkimit ilegal

0
266

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur të enjten në Prizren, ku Policia është përballur me një qytetar për shkak të parkimit të parregullt.

Zyrtarët policorë i kërkuan dokumentet shoferit, por ky i fundit u revoltua dhe u fut në sherr, duke i fyer e ofenduar.

Për ta vënë situatën nën kontroll, i dyshuari është arrestuar, por edhe gjatë prangosjes, Policia ka hasur në rezistencë, ku për pasojë disa policë kanë pësuar lëndime.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here