Prizrenasi e lë nënën pa kulm mbi kokë – ia mbyll derën e shtëpisë, ajo kërkon ndihmë nga Policia

0
1030
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese dhe viktima shpeshherë janë edhe prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Për pasojë ata kërkojnë ndihmën e Policisë me shpresën se mund t’i zgjidhin problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur edhe sot në një familje në rrugën “Shahadin Berisha”, ku një grua ka mbetur pa përkujdesje pasi djali i saj nuk e ka lejuar të futet në shtëpi.

Viktima e ka raportuar rastin vet në Polici dhe ka rrëfyer se si djali ia mbylli derën dhe e la jashtë nënën. Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje për ta arrestuar të dyshuarin, por i njëjti është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

E shqetësuar, gruaja e cila mbeti pa kulm mbi kokë, ka vendosur që të shkojë te vajza e saj për të jetuar, aty ku ndihet edhe më e sigurt.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe inicimin e rastit ndaj tij për “Dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here