Prizrenasi 33-vjeçar arrestohet për dhunë në familje, Policia i gjen marihuanë e kokainë

0
344

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët, apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë prindërit, të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një ngjarje e tillë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur në një familje në Prizren, ku një 33-vjeçar P.K., dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.

Kjo e detyroi babain e tij që ta njoftojë Policinë, me ç’rast pas arrestimit, atij iu gjet edhe drogë. Sinjali mëson se zyrtarët policorë e kapën të dyshuarin me një sasi të marihuanës dhe të kokainës.

Për shkak të dhunës së ushtruar në familje dhe posedimit të drogës, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here