Një grua në Kosovë ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e saj përmes dritares, duke vjedhur para të gatshme dhe një armë gjuetie me leje, shkruan 04 Online.
Deri tani nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetim.
“Prizren 02.03.2025, 13:00-20:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa nuk gjendeshin në shtëpi persona të panjohur dyshohet se përmes dritares kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë arritur të marrin para të gatshme dhe një armë gjuetie për të cilën posedon lejen përkatëse. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online