Në qendër të qytetit të Prizrenit është vendosur një shtëpizë mobile për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.
Drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, ka thënë se ne ende jemi në pandemi, teksa vendosja e kësaj shtëpize është një mundësi e re për tu vaksinuar.
“Vendosja e kësaj shtëpize mobile për vaksinim kundër covidit në qendër të qytetit do të jetë një mundësi e re për tu vaksinuar.Ne ju krijojmë kushte ndërsa ju mbroheni veten dhe familjen tuaj kunder Covid 19.Ne jemi ende në pandemi”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online