Prizren: Vdes foshnja, arrestohen tre mjekë për mostrajtim të duhur

0
791

Një person është ankuar në polici se pas lindjes së gruas së tij në Spitalin e Prizrenit, pas disa minutave foshnja ka vdekur.

I njëjti dyshon se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor, me ç’rast janë arrestuar tre mjekë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here