Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan 04 Online.
“Prizren 24.10.2024-01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online