Ishte raportuar e zhdukur, para dy ditësh një vajzë nga Prizreni.
Ajo është gjetur ditën e djeshme, duke bashkëjetuar me një person.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
”Prizren 06.12.2024-14:20. Lidhur me rastin, me 07.12.2024 është arrit të gjendet viktima femër kosovare, e cila ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.” thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/