Rastet e dhunës në familje, në Kosovë nuk kanë të ndalur, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e policisë, ku çdo ditë po raportohet për këto raste të cilat vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e shtetit.
Nga raportet e policisë, dërguar mediave bëhet e ditur se fatkeqësisht viktimat e dhunës në familje janë kryesisht femrat.
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Prizren në mbrëmjen e së enjtes, raporton SO.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se mbrëm rreth orës 22:20 një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një familjar i saj.
Policia e Kosovë ka njoftuar se lidhur me rastin është intervistuar viktima, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor.
Poashtu, është njoftuar se rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
“Prizren 09.02.2023-22:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima është intervistuar ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në njoftimin e policisë.