Stacioni Policor në Prizren është njëri prej stacioneve të policisë që pothuajse çdo ditë pranon raportime të rasteve “dhunë në familje”.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave.
Gjatë ditës së martë rreth orës 15:00, një femër ka raportuar në polici se një familjar i saj ka sulmuar fizikisht një tjetër, raporton SO.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari është trajtuar në repartin e psikiatrisë dhe pastaj është arrestuar.
Lidhur me rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendim të tij i dyshuari për sulmin fizik ndaj familjarit të tij është dërguar në mbajtje.